KryesoreLajme

Kurti takon Papandreoun ish-Kryeministrin e Greqisë, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Republikën e Greqisë.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

Lexo më shumë  Audioinçizimi - Kryeprokurori Isufaj e prokurori Lumezi me qasje shpërfillëse dhe gjuhë të ashpër ndaj BE-së

“z.Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me kryeministrin Kurti, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY)”, theksohet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player