KryesoreLajme

Kurti takon ministrin e jashtëm të Singaporit, flasin për shkëmbim tregtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork pati një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan me të cilin diskutuan për raportet bilaterale, potencialin e tyre dhe programet e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u fol për mundësitë që do të rrisnin shkëmbimet dhe ndërveprimet tregtare, ekonomike, kulturore dhe të përvojave ndërmjet dy vendeve.

“Në veçanti biseduan rreth Nismës së Kombit të Mençur (Smart Nation Initiative) të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale në sektorë të ndryshëm dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike të vendit duke i shndërruar ato në korporata të fuqishme që i kontribuojnë ekonomisë, dhe për mënyrat se si mund të përfitojmë nga shkëmbimi i përvojave në jetësimin e këtyre dy projekteve të mëdha”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Tutje thuhet se kryeministri falënderoi Republikën e Singaporit për mbështetjen e dhënë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2016, teksa theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luaj për Kosovën në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve me vendet e Azisë juglindore.

Për raportet bilaterale, potencialin e tyre dhe programet e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork pati një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u diskutua për mundësitë që do të rrisnin shkëmbimet dhe ndërveprimet tregtare, ekonomike, kulturore dhe të përvojave ndërmjet dy vendeve.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Në veçanti biseduan rreth Nismës së Kombit të Mençur (Smart Nation Initiative) të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale në sektorë të ndryshëm dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike të vendit duke i shndërruar ato në korporata të fuqishme që i kontribuojnë ekonomisë, dhe për mënyrat se si mund të përfitojmë nga shkëmbimi i përvojave në jetësimin e këtyre dy projekteve të mëdha”,thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Tutje thuhet se kryeministri falënderoi Republikën e Singaporit për mbështetjen e dhënë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2016, teksa theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luaj për Kosovën në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve me vendet e Azisë juglindore.

YouTube player