KryesoreLajme

Kurti takon ministren gjermane, flasin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe rrezikun e konflikteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Bavarisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml.

Sipas Kryeministrisë gjatë takimit Kurti ka folur për ndikimin rus në Ballkan Perëndimor, si dhe rrezikun për nxitje të konfliktit.

“Kryeministri Kurti foli për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, ministrja Huml theksoi nevojën për kthimin e vëmendjes dhe riorientimin e investimeve në këtë rajon”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa pavarësi ekonomike, një shoqëri nuk mundet mu mburrë dhe s’ka barazi. Puna më e madhe na pret në ketë dimension, në luftimin e dhunës prej ambientit familjar në punë e në rrugë

Ndërkohë ministrja gjermane Huml, sipas komunikatës së Kryeministrisë, ka përgëzuar Kurtin për progresin dhe të arriturat e Kosovës dhe i ka ofruar përkrahjen e mëtejme Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *