Lajme

Kurti takon kryeministrin e Luksemburgut: Miqësi e ngushtë dhe mbështetje e parezervë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, teksa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese.

Lexo më shumë  Një rus dhe dy bjellorusë kapen duke hyrë ilegal në Kosovë

U bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Pas këtij takimi, kryministri Kurti në lidhje me këtë takim shkroi:

Jemi gjithmonë mirënjohës për miqësinë e ngushtë dhe mbështetjen e parezervë të shtetit dhe popullit të Luksemburgut.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Pesë gjeneralë serbë u dënuan veç 89 vjet për krimet në Kosovë, për 4 komandantë të UÇK-së kërkohen 180