KryesoreLajme

Kurti takon kandidatët e LVV-së për deputetë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e LVV-së për deputetë në Maqedoninë e Veriut, gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.

Takimin e ka lajmëruar vetë Bekim Qoku, i cili është kandidat për deputet së bashku me Nafije Selmanin dhe Medine Ukshinin.

“Mbështetje e fortë dhe frymëzim i pandalshëm për ndryshim!“, shkruan Qoku në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Lëvizja Vetëvendosje është bërë pjesë e listave të frontit opozitar shqiptar VLEN!, edhe pse nuk është i regjistruar si subjekt politik në Maqedoninë e Veriut.

YouTube player