KryesoreLajme

Kurti takon Doughty, flasin për bashkëpunimin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Shtetit për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty bashkë me të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, fushat e ndryshme të bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks tek ajo e mbrojtjes, proceset integruese euro-atlantike të Kosovës dhe mundësitë e reja në shërbim të thellimit të raporteve bilaterale.

Lexo më shumë  Seanca e parë gjyqësore për Erion Veliajn do të mbahet më 9 mars

“Të dyja palët uruan Forcën e Sigurisë së Kosovës për suksesin në Garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ekipi i FSK-së u radhit i dyti, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në mesin e ekipeve nga 36 shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në 10-vjetorin e Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri theksoi që marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kyçe për bashkëpunim e integrim rajonal.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Ai e falënderoi ministrin e shtetit Doughty dhe emisarin Lord Peach për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj republikës sonë.

Rruga Press

YouTube player