KryesoreLajme

Kurti takon diplomatin finlandez, flasin për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Sipas komunikatës për media, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit.

Gjithashtu në takim u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Më tej, Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit