KryesoreLajme

Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në takim arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjaković.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjersa të hënën ishin bashkë prezent në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot diskutuan mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e Bibliotekës.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca pret në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze, u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO - Japoni

“Në takim u trajtua dhe nevoja e rëndësia për renovimin e Bibliotekës dhe hartimit të projektit arkitektonik, proces në të cilin ka qenë i përfshirë dhe është konsultuar edhe arkitekti e akademiku kroat, si ideues i këtij objekti”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Kurti foli dhe rreth investimeve dhe vëmendjes që qeveria ia ka kushtuar jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë dhe memories kolektive që zotëron biblioteka, por edhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Mutnjaković për kontributin e tij si dhe prezencën në Kosovë me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

YouTube player