Bota

Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Kosova e angazhuar për dialog parimor dhe të balancuar me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, të ngarkuarin me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Përfaqësuesin e Posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Lexo më shumë  Studentët serbë bllokojnë transmetuesit publik nga zhgënjimi për mbulimin e protestave

“Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë.

Lexo më shumë  Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% – si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Gjatë takimit, u fol edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër.

Bashkë me kryeministrin Albin Kurti në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *