KryesoreLajme

Kurti takoi përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës: Përgatitjet për Paris 2024 janë gati

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Lojërat Olimpike Paris 2024 ishin temë diskutimi, ku kryeministri shoqërohej  nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

“Potenciali i sportistëve të Kosovës është dëshmuar përmes fitoreve të shënuara në garat më prestigjioze sportive. Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, përmes Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qeveria e Republikës së Kosovës do vazhdojë përkrahjen ndaj të rinjve tanë e kapacitetit të jashtëzakonshëm të tyre sportiv, si njërit prej ambasadorëve më të mirë të shtetit tonë në botë”.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit

“Përgatitjet për Paris 2024 janë gati, dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të jetë në Paris prej datës 25 korrik në mbështetje të sportistëve tanë pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Poashtu, u diskutua  edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave është Republika e Kosovës.

“Mobilizimi për organizimin e këtyre Lojërave është i lartë. Vullneti i Qeverisë dhe partnerëve të saj është në kapacitetin e saj të plotë, për të organizuar një ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare, për dobi të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Rruga Press

YouTube player