Kurti takoi ministren e parë të Irlandës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Britaninë e Madhe është takuar edhe me liderët e Irlandës së Veriut.
Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly pritën sot në Kështjellën Stormont kryeministrin Kurti.
Sipas njoftimit thuhet se gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh duke përfshirë paqen dhe pajtimin.
“Ministrja e parë Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë Emma Little-Pengelly kanë pritur sot në Kështjellën Stormont kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin”, thuhet në njoftim.
Rruga Press