Lajme

Kurti takohet me udhëheqësin e Trepçës, zotohet për përkrahje të vazhdueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur të premten në takim Bordin e Ndërmarrjes “Trepça” të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e kryeshefit të Ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Sipas njoftimit të kryeministrit, gjatë takimit u theksuar se me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyçë në zonat ku operon.

“Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore. Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kryeministri Kurti gjatë takimit ka theksuar përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *