Lajme

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Kroaci, në spitalin e qytetit Slavonski Brod për të vizituar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 kosovarë dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Kurti e quajti si ditë shumë të rëndë për popullin shqiptar, mirëpo e falënderoi homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për reagimin urgjent të shtetit kroat dhe trajtimin e mirë të pacientëve të lënduar.

“Kjo është një ditë e vështirë për ne. Unë dua ta falënderoj kryeministrin Plenkoviq për ndihmën e tij dhe reagimin e shpejtë, por edhe mjekët. Pacientët tanë janë në duar të sigurta, ata kanë marrë ndihmën psikologjike dhe atë shëndetësore. Unë kam vizituar pacientë në të gjitha dhomat dhe ata në njësinë e kujdesit intensiv. Unë dua të falënderoj të gjithë stafin mjekësor që po kujdesen për pacientët”, tha Kurti në një konferencë për media.

Lexo më shumë  Xhaferri: Veliaj del sot nga SPAK ose si koleg i prokurorëve ose si koleg i pjestarëve të Bandës 5D!

Së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë të lënduarve në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

“Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, duke koordinuar veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në komunikatën për medie të zyrës së kryeministrit.

Lexo më shumë  Serbët punojnë me çdo lloj mjeti për të fabrikuar legjendat, të cilat bota i lexon në formë të kurioziteteve

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Foto nga vizita e kryeministrit Albin Kurti bashkë me homologun e Kroacisë, Andrej Plenkoviq tek të lënduarit e aksidentit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *