Kurti takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, flasin për ndikimin rus në Ballkan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Për takimin kjo e fundit ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar edhe për temat e diskutimit.
“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimet galvanizuese kundër pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, sfidat e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.
Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Britani të Madhe të hënën.
Gjatë së martës, ai është pritur në takim edhe nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë.
Rruga Press