Kurti takohet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i ngushtë i Kosovës
Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës , Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Jonathan Powell , Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Sipas një njoftimi për shtyp, takimi trajtoi zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeveritar, progresin demokratik të Kosovës, rritjen ekonomike dhe çështjet e sigurisë rajonale .
“Kryeministri theksoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë një nga aleatët më të ngushtë të Republikës së Kosovës dhe mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit midis dy vendeve”, thuhet në deklaratë.
Rruga Press

