Lajme

Kurti: Takimet me Serbinë janë vështirësuar pasi ajo u radhit në anën e Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë dhe vendosjen e Serbisë në anën e Rusisë, edhe takimet në mes Kosovës dhe shtetit serb janë vështirësuar shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se takimet në nivel të lartë mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq varen edhe nga Brukseli.

“Besoj që situata është më e vështirë sesa dikur, varet se kur na vjen ftesa nga Brukseli, por pas invazionit rus në Ukrainë dhe agresionit shokues ushtarak të Kremlinit mbi popullin e Ukrainës që po zhvillon luftë të paepur çlirimtare, me ç’rast ne edhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë 20 gazetarë dhe 5 mijë refugjatë por edhe iu bashkuam sanksioneve të SHBA-ve dhe BE-së, ndërkohë që Serbia praktikisht u vendos në anën e Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa vitin e kaluar. Evropa është në luftë, në Ukrainë po mbrohet kontinenti evropian, demokracia perëndimore po mbrohet dhe është obligim i yni njerëzor, qytetar, demokratik solidarizimi mbështetja e përkrahja e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Federatës Ruse ndërkohë dihet që Serbia se ka bërë asnjërën prej tyre. Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajon që të distancohen nga Federata Ruse dhe t’u bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Lexo më shumë  Përurohet rruga Dragash-Brod, Kurti: Aks i rëndësishëm për ekonominë

Lidhur me atë se Qeveria e Kosovës ka marrë ndonjë vendim për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve serbe në Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkërisht me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së që veprojnë në vend po mundohen që të gjejnë në zgjidhje.

Por shtoi se çfarëdo zgjidhje që të vendoset nuk duhet të cenojë shtetësinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’u pamundësojmë serbëve në Kosovë që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen. Jemi në kontakt me ambasadat e QUINT-it dhe BE-së këtu në Kosovë në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë që edhe të drejtat të mos shkelen por kurrsesi të mos cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe rezoluta. Ne do ta gjejmë një zgjidhje për këtë dhe konsiderojmë që ajo zgjidhje nënkupton vullnetin e mirë por para se të gjitha janë edhe dysheme e tavan është kushtetutshmëria dhe sundimi i ligjit. Nuk duam asnjë qytetar i Kosovës që e ka nënshtetësinë e Serbisë të privohet nga e drejta e votës”, tha ai. /KSP/

Lexo më shumë  Peci: Mbyllja e pompës “Patroni” përballë objektit të AKI-së ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *