KryesoreLajme

Kurti: Synojmë t’i afrojmë shtetet që nuk na njohin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka njoftuar kabinetin për udhëtimet që pati në ShBA dhe Poloni.

Ai tha se ka pasur takime të shumta për thellim të marrëdhënieve, ndërsa shtoi se ka takuar edhe udhëheqës të shteteve mosnjohëse për t’i njohur ato me Kosovën, historinë dhe synimet demokratike të saj.

Kurti ka falënderuar diasporën në këto dy vende për pritjen madhështore që i kanë bërë.

“Takimet të shumta bilaterale me shtete mike, aleate e partnere e kanë karakterizuar vizitën tonë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin. Takuam edhe udhëheqës të shteteve mosnjohëse për t’i njohur ata sa më gjerë e më gjatë e më thellë me vendin tonë, me historinë tonë me synimet tona demokratike e veriatlantike për të afruar sa më shumë ato vende drejt njohjes së vendit tonë dhe vendosjes së bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale sa më parë aq më mirë ku edhe prezantuam edhe perspektivën tonë për realizimin e rritjes ekonomike e të progresit demokratik të vendit tonë”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Këto vendet mosnjohëse pra synojmë që t’i afrojmë e ndërkohë me vendet që na kanë njohur t’i thellojmë raportet biletarale. Mikpritja madhështore nga diaspora jonë në ShBA e Poloni na la mbresa të forta dhe emocione të pashlyeshme, për të cilat i falënderoj përzemërsisht. Sinergjia e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës në përgjithësi me ta është e domosdoshme përveçse e nevojshme si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e vendit”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player