Lajme

Kurti sot takon Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të takohet me Njësinë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT, për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.

Sipas burimeve të mediave në Kosovë, takimi pritet të mbahet rreth orës 16:00 në ambientet e Qeverisë.

Ndryshe, pjsëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT, patën protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Lexo më shumë  Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion/ Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës pati thënë se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, kishte thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Lexo më shumë  Shqipëria “pa busull” përballë plakjes së popullsisë, mungojnë të dhënat dhe projeksionet

Ndërkaq, ata patën paralajmëruar edhe një protestë për në 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi kryeministri Kurti u pati premtuar që do t’i pres në takim.

YouTube player