Kurti s’ka pranuar kurrë të marrë mëditje që kur ka marrë funksionin e kryeministrit
Disa media në Kosovë raportuan se Kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë do të marrin rreth 5000 euro mëditje, të cilat u takojnë ligjërisht. Kjo mëditje është e përllogaritur vetëm për sa i takon vizitës së tij dhe zyrtarëve të tjerë në SHBA.
Ky raportim, si jo rrallë herë, doli të jetë i pavërtetë dhe i paverifikuar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu reagoi rreth lajmeve të pavërteta të lidhura me udhëtimin e Kryeministrtit të Kosovës në SHBA.
Ai tha se Kryeminstri Kurti nuk merr mëditje. Pavarësisht se i takojnë me ligj, ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon t’i marrë ato dhe këtë e bën që prej ditës së parë si Kryeministër i Kosovës.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të z.Kryeziu:
Rruga Press