Kurti: S’ka asnjë shkresë apo dokument për çnjohje nga Togo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar asnjë dokument, vendim apo shkresë nga Togo për çnjohje.
Kurti është pyetur në Kuvend nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në lidhje me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Togos, Robert Dussey, që tha në Beograd se Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës. Dussey kishte thënë këto më 16 janar.
E ndaj kësaj kishte reaguar në Facebook më pas ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Sch]arz, që tha se Togo kishte tërhequr njohjen në vitin 2019.
“Nuk kemi pranuar dokument nga Togo. Nuk kemi asnjë indikacion e aq më pak vendim për shkëputje të marrëdhënieve. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk po tkurren me gjithë fushatën e egër të Serbisë. S’ka as dokument, as vendim, asnjë shkresë nga Togo për çnjohje. As nuk ka ardhur e as nuk ekziston. Deklarimet e bëra në Beograd të zyrtarëve të caktuar nuk mund të influencojmë. Por, kjo në aspektin zyrtar ndërshtetëror, protokollar, s’ka asnjë vlerë”, ka thënë Kurti.
Rruga Press