Kurti siguron ministrin gjerman: Kosova e përkushtuar të punoj me Gjermaninë për integrime euro-atlantike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, duke theksuar partneritetin e palëkundur mes dy vendeve.
“Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e nën edhe para pavarësisë. Si dy shtete mike dhe aleate, bashkëpunimin e kemi të rrënjosur në vlerat e përbashkëta që kemi si shoqëri dhe popuj, dhe në vizionin që ndajmë për një Evropë demokratike, të zhvilluar dhe të sigurt,” tha Kurti.
Kurti gjithashtu uroi mirëseardhjen ministrit gjerman dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm.
“E sigurova se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, u shpreh Kurti.
Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në angazhimet e Kosovës për integrim euro-atlantik.
Rruga Press

