KryesoreLajme

Kurti: Shqipëria të lobojë sa më shumë për Kosovën në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të enjten se Kroacia është shteti i parë që Kosova beson se do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

I ftuar në një emision televiziv, Kurti ka thënë se edhe Shqipëria duhet të lobojë sa më shumë për Kosovën.

Lexo më shumë  Kurti: Gati gjysma e administratës publike qendrore janë gra, synimi ynë është që në FSK të kemi 1 mijë gra e vajza

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe popull mik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për ta balancuar dominim e Beogradit. Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendrat të cilat na kanë përkrahur gjatë kohës së okupimit dhe në këtë mënyrë arrinin ta balanconin dominimin e Beogradit. Kroacia është shteti i parë që ne shikojmë nga veri-perëndimi e që është në dy organizatat që ne aspirojmë. Duhet ta pyesim Shqipërinë, shpresojmë që e ka bërë të njëjtën, edhe ajo duhet sa më shumë të avokojë, të lobojë për Kosovën”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Kurti për “El Mundo”: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *