KryesoreLajme

Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

Gjatë ditë së sotme kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet që po zhvillohet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale në Sharr.

Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Sharrit.

Lexo më shumë  Rrjoll, dy banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

Projekti është hartuar nga Komuna e Sharrit sipas përgjegjësive të dala nga ky memorandum, ndërkaq financimi, që kap vlerën prej 989,952 euro, bëhet nga qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Objekti do të ketë bodrum, përdhes dhe dy kate me sipërfaqe prej rreth 3 mijë metra katrore gjithsej. Punimet kanë nisur në fund të muajit tetor edhe ato pritet të përfundojnë brenda dy vjetësh’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve dhe me planin e punës.

YouTube player