KryesoreLajme

Kurti: Serbia po tenton t’i frikësojë serbët në veri të mos marrin pjesë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk kanë asnjë informacion për destabilizim të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve me 23 prill.

Ai është shprehur se Serbia përmes propagandës po tenton t’i frikësojë serbët lokalë në veri që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Lexo më shumë  Pentagoni përfundon papritmas të gjitha financimet kërkimore për shkencat sociale

Mirëpo, ai u ka bërë thirrje të gjithë serbëve të Kosovës në veri që të dalin në zgjedhje.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç ‘rast, ka kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes bazë me Serbinë.

Këto komente Kurti i ka bërë pas vendosjes së gurëthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ne jemi i vetmi vend kur në fillim vjen vera pastaj pranvera!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *