KryesoreLajme

Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj Serbisë pasi ndaloi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit në Beograd.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë veprimin diskriminues të Beogradit.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 100 euro

Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Lidhur me këtë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha të hënën se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Rruga Press

Lexo më shumë  Mërgimtari nuk përmbahet, e puthë në faqe Kurtin: Nuk shkoj në Gjermani pa të puthë (Video)
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *