KryesoreLajme

Kurti: Rritjen ekonomike e kemi vënë në shërbim të progresit demokratik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se rritja ekonomike e vendit po përdoret si një mjet për avancimin e progresit demokratik, përmirësimin e mirëqenies sociale dhe forcimin e stabilitetit institucional.

Ai ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo rritje është tashmë e njohur dhe e vlerësuar edhe nga ky institucion ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Protesta në Durrës/ Qytetarët godasin bashkinë me domate dhe letra higjenike

“Rritjen ekonomike në Kosovë e kemi vënë në shërbim të progresit demokratik, mirëqenies sociale dhe stabilitetit institucional. Kjo u mirënjoh tani edhe me vlerësim nga Banka Botërore, të cilën e falënderojmë për mbështetjen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

YouTube player

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!