KryesoreLajme

Kurti: Rezultatet e PISA-s tregojnë defektet në të kaluarën, mësimdhënësit të garantojnë që nxënësit po mësojnë e po dinë

Kryeministri Albin Kurti tha se rezultatet e dobëta në testet që i bën programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – PISA, treguan për “defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”.

Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë përmendi arsimin e lartë publik falas dhe tha se “shkollimin preofesional po e lidhim me tregun e punës përmes arsimit dual”, ndërsa për rezultatet në PISA, fajin ua la mësimdhënësve, raporton Gazeta Express.

Lexo më shumë  Bekim Qoku takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: Përkushtim për kontribuim në politika që garantojnë stabilitet, siguri dhe zhvillim

“Por natyrisht që jemi të shqetësuar për rezultatet e testit PISA për vendin tonë të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe as nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt”, tha ai.

Kurti tha se “testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë”.

“Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e mësimnxënies, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha ai.

Kryeministri tha se të rinjtë po i përgatisim “me kohë për nevojat e tregut”.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

“Qeverisja kërkon sa përkushtim edhe energji. Përkushtimi është maturi kurse energjia në thelb është rinore. E si qeveri e re e një vendi të ri me popullatë të re, jemi të pëkrkushtuar për rini”, tha Kurti, duke përmendur anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore.

YouTube player