Lajme

Kurti replikë Haradinajt: Duart i kemi me baltë, sepse Kosovën e gjetëm në baltë

“Duart i kemi me baltë, sepse Kosovën e kemi gjetur me baltë”, kështu i replikoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e pyeti Kurtin se si është e mundur që marrëveshjet e nënshkruara më herët i ka cilësuar “tradhti” e tash po të njëjtat i konsideron “sukses”.

E Kurti ia ktheu atij duke u shprehur se “disa marrëveshje në të kaluarën kanë qenë tradhti”. Por sipas tij këto politika janë sjellë si trashëgim për ekzekutivin aktual.

Lexo më shumë  Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit – Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

“Ka qenë dëmtim i madh privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Unë nuk do ta bëj kurrë këtë, e tash nuk kam çare pa komuniku me ta”, tha Kurti. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *