Kurti reagon për situatën në Kentucky SHBA, shpreh ngushëllime për jetët e humbura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore që ka goditur disa shtete në SHBA.
Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga tornadot Kentucky.
“Lajm tronditës nga SHBA-të. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentucku dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti.
Sipas raportimeve të mediave botërore thuhet se mbi 20 tornado kanë goditur këtë pjesë, duke lënë të vdekur më shumë se 100 persona.