KryesoreLajme

Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij, qytetarët po presin që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve.

Në deklaratën hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të votuesve dhe përmbylljes së një procesi zgjedhor të lirë, të rregullt dhe demokratik.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

“Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne që të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve në këto zgjedhje, duke përfshirë edhe diasporën, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të votimit ndonjëherë.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tij, qeveria ka qenë e angazhuar në përmirësimin e shërbimeve për bashkatdhetarët, përfshirë digjitalizimin dhe lehtësimin e procedurave, si njohja e patentë shoferëve nga shtetet ku ata jetojnë.

Lexo më shumë  Haxhiu: Veprimet e institucioneve të sigurisë s’janë kundër partnerëve ndërkombëtarë

KQZ-ja ka përfunduar procesin e numërimit të votave në vend. Sot do të nisë numërimi i votave nga diaspora.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.9 për qind, pasur nga Partia Demokratike me 22.03 për qind, Lidhja Demokratike me 17.64 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.46 për qind.

Rruga Press

YouTube player