Lajme

Kurti: Qeveria në përfundim të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet

Në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka folur edhe për vështimt që kanë ndodhur javën e kaluar në Pejë.

Derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Mirsada Hoxhiq Ademajt dhe djalit të saj pesë vjeçar, Dionit, që humben jetën, Kurti ka thënë se vërshimet erdhën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Sipas tij tashmë është e qartë se ndryshimet klimatike paraqesin një rrezik të paprecedentë dhe të drejtpërdrejtë për mirëqenien e qytetarëve, ekonominë e vendit dhe mjedisin përreth dhe se Kosova nuk bën asnjë përjashtim.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Kurti ka theksuar se në përballje me forcën e natyrës, infrastruktura e dorës së njeriut ka rol kyç. “Ndërtimet në zonat me rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e sistemeve të drenazhit në disa zona urbane, kontribuojnë për të keq në rritjen e pasojave nga përmbytjet e shpeshta. Rimëkëmbja nga vërshimet synim duhet ta ketë shmangien e përsëritjes së tyre, përveçse edhe rikuperimin prej tyre”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet, e që sipas tij do pasohet me planin e menaxhimit të përmbytjeve.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

“Ne do të fillojmë strategjinë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, e cila vjen si rezultat i ligjit të parë për ndryshimet klimatike dhe jemi aktivisht duke marrë në konsideratë përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve gjatë projektimit të infrastrukturës. Po lobojmë për të siguruar që Kosova të ketë qasje të drejtpërdrejtë në fonde për këtë qëllim. Vlerësohet se Kosovës i duhen investime prej më shumë se 1.3 miliardë euro në infrastrukturë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”, ka theksuar Kurti.

Rruga Press

YouTube player