Lajme

Kurti: Qëllimi i vizitës në SHBA, siguria dhe investimet

Siguria dhe investimet. Këto ishin qëllimet kryesore të vizitës së gjatë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi qëndroi 20 ditë larg vendit të tij, përfshirë dhe pjesëmarrjen në forumin ekonomik të Davosit, kreu i qeverisë sqaroi opinionin publik.

“Shumicën dërmuese të takimeve i kam pasur me kompanitë e ndryshme, të cilët i kam njoftuar për progresin në Kosovë për shanset në investime dhe kam kërkuar kontributin e tyre përmes përfitimeve të dyanshme dhe tjetra ka qenë siguria për Kosovën në dritën e problemeve të cilat i kemi në Ballkan, e këto probleme kanë një burim kryesor e që është Beogradi zyrtar dhe së fundmi edhe lidhja e ngushtë e tyre me një shtet që ndodhet në luftë si puna e Federatës Ruse, dhe agresionit të saj të pajustifikuar, të paligjshëm, të paprovokuar në Ukrainë”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Kurti bëri me dije kërkesën për administratën Biden që të mbështesë hapin e parë të anëtarësimit të Kosovës në NATO, që është pjesëmarrja në programin e Partneritetit për Paqe si dhe ta ndihmojë Prishtinën në pranimin në Këshillin e Europës, ku SHBA ka statusin e vëzhguesit. Gjithashtu adresoi dhe kritikat se nuk takoi asnjë zyrtar të lartë amerikan.

“unë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë, dhe takimi që është mbajtur aty ka qenë me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, që është pikërisht takim në funksion të një qëllimi tjetër përveç investimeve në Kosovë, ajo është siguria për Kosovën.”

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Këto komente, Kurti u bëri në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë, ku foli dhe për dialogun me Serbinë duke përsëritur faktin që Beogradi duhet të ndryshojë sjellje dhe qëndrim për të mundësuar që marrëveshja finale të përmbyllet me njohjen reciproke.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *