KryesoreLajme

Kurti publikon vizionin e tij për “vetëmenaxhimin e serbëve”

Pasi ka kundërshtuar një draft-statut të prezantuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga ekipi menaxhues, kryeministri Albin Kurti ka publikuar në Twitter “draft-vizionin” që e ka prezantuar vetë ai për të rregulluar çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

“Sot, Ekipi menaxhues prezantoi draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata janë jonfunksionalë tashmë. Unë fundamendalisht nuk pajtohem me draftin. Ai përfaqëson dëshirë për Republika Sërspka në Kosovë”, ka shkruar Kurti duke publikuar në fotografi vizionin e tij për implementimin e nenit 7 të Marrëveshjes bazë për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”.

Lexo më shumë  Bie propaganda e Ramës për “rritjen” e pagës mesatare, Shqipëria e fundit në rajon

Në letrën e publikuar nga Kurti përmendet që kjo çështje duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, letrën e ish-ndërmjetëses Mogherini dhe qëndrimet e SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *