Lajme

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan eviton keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Projektligji për Çmimet Tavan, i cili u miratua dje në Qeveri, nuk synon të pengojë rritjen dhe zhvillimin, por të parandalojë keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe fryrjen artificiale të çmimeve.

Në një postim në rrjetet sociale Kurti ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar dje Projektligjin për Çmimet Tavan dhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, duke i cilësuar si tejet të rëndësishme dhe shumë të nevojshme.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Sipas tij, këto dy projektligje ishin miratuar edhe në mandatin e kaluar, por janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese për t’u zhagitur deri më tani.

Kurti ka theksuar se Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë rritjen dhe zhvillimin, por të evitojë keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen apo fryrjen artificiale të çmimeve.
Ai ka shtuar se Projektligji për Sigurimet Shëndetësore është jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike.

Lexo më shumë  Spitali i Shkodrës transformohet vetëm në Facebook, në realitet pacientët presin në korridor

“Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player