KryesoreLajme

Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga keqinterpretimi i artikullit të Bashës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur mbi artikullin e shumëpërfolur ku bashkautor ka qenë kryeparlamentari Dimal Basha e në të cilin ka deklarata kundër UÇK-së. Ai e ka quajtur “deformim” e “keqinterpretim” leximin e artikullit në publik, teksa ka theksuar se Basha s’ka qenë autor i atij kapitulli kundër UÇK-së.

Ai ka hedhur kritika ndaj qeverive të kaluara duke thënë se janë vendimet e atyre qeverive që i kanë shkaktuar probleme Kosovës, dhe se të tilla s’po i shkakton artikulli me bashkautor Bashën.

Lexo më shumë  Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ në 2013-tën, problemet i kemi kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri, po astu në 2013-tën, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015-n, problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013, problemet i kemir politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe, problemet i kemi kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës – jo te ky farë artikulli ku manipulohet një kre në të cili ky s’ka fare autorësi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

Kurti është përgjigjur edhe për dorëheqjen e Liburn Aliut si ministër i Infrastrukturës.

“Ne duhet të vazhdojmë përpara pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zvministrin Durmishi. E falënderoj për kontribut”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player