KryesoreLajme

Kurti priti në takim veprimtarin e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit.

Lexo më shumë  “Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë

Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua rolit të lobimit shqiptar në ShBA, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën. Kryeministri Kurti e vlerësoi angazhimin e z. Bajraktari dhe të gjithë komunitetit shqiptar në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Joseph: Kosova në Bordin e Paqes, hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës me SHBA-në

Rruga Press

YouTube player