Lajme

​Kurti priti në takim seminaristët: Studimi i shqipes i domosdoshëm për ta kuptuar popullin tonë

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim seminaristët e Seminarit të 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në ndërtesën e Qeverisë.

Studimi dhe njohja e gjuhës shqipe janë të domosdoshme për ta kuptuar popullin tonë e për ta mësuar historinë tonë, tha kryeministri Kurti në hapje të takimit me seminaristët.

“Shqiptarët janë kombi i gjuhës, mbase dhe më shumë se sa i flamurit dhe i simboleve të tjera. Më thellësisht dhe më gjerësisht janë kombi i gjuhës”, theksoi kryeministri.

Lexo më shumë  Haxhiu: Qeveria e Kurtit nuk e bën “Zajednicën”, nuk bën pazare me Listën Serbe

Prandaj, vazhdoi ai, studimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm për ta kuptuar popullin tonë e për ta mësuar historinë tonë.

Roli i Seminarit dhe kontributi i studiuesve në promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, si vlera të çmuara të popullit tonë, u vlerësua lartë në takim.

Seminari u ka mbijetuar kohërave me të vështira në Kosovë dhe në Shqipëri. Edhe atëherë kur bashkëpunimi me vendet e tjera ka qenë pothuajse i pamundur, studiues nga Shqipëria dhe vendet e tjera janë mbledhur një herë në vit, që nga viti 1974 për Seminar. Falë kontakteve që janë vendosur dhe janë mbajtur përmes Seminarit, shumë studiues nga Kosova kanë zhvilluar vizita e kanë vendosur bashkëpunim me studiues në Kalabri, Çamëri, Anadolli e vende të tjera ku ka shqiptarë.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Kryeministri Kurti konfirmoi angazhimin e Qeverisë për studimet e shqipes dhe shkollën shqipe në vendet ku jeton mërgata shqiptare.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *