KryesoreLajme

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.

Duke reflektuar për bashkëpunimin e ngushtë në këto katër vite së bashku, Kryeministri vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale, miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona, si dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugëtimin drejt integrimit euro-atlantik.

Lexo më shumë  Raporti i Institutit GAP: Kosova me arritje të jashtëzakonshme, e para në rajon në eksportin e shërbimeve në vitin 2025

Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e radhës, kryeministri Kurti u shpreh se ambasadorja Benedejqiq është një mike e Kosovës dhe përherë e mirëseardhur në vendin tonë.

YouTube player