KryesoreLajme

Kurti priti në takim lamtumire ambasadorin finlandez, Nissinen

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mirëpritur sot në një takim lamtumire ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ku diskutuan dhe reflektuan mbi punën dhe rezultatet e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe ambasadës.

“Kryeministri e falënderoi ambasadorin Nissinen për angazhimin e tij në forcimin e raporteve bilaterale Kosovë-Finlandë në fushën ekonomike e tregtare, sidomos përmes Odës Nordike të Tregtisë, e cila u hap në vitin 2023, por edhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve përmes vizitave të përfaqësuesve institucionalë, duke veçuar këtu vizitën në Kosovë të ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën për media të Kryeministrisë.

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Kurti gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Kosovës, si në rrafshin e brendshëm institucional dhe shoqëror ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në proceset integruese euroatlantike.

Në takim u theksua vullneti i dyanshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në fusha të ndryshme.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit