KryesoreLajme

Kurti priti Ekipin e UNKT-së, temë forcimi i bashkëpunimit zhvillimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga Koordinatori për Zhvillim i OKB-së, Stephen O’Malley.

Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Planit Strategjik të UNKT 2026–2030 dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OKB-së, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për avancimin e prioriteteve zhvillimore të vendit dhe zbatimin e Agjendës 2030, njofton zyra për komunikim e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Integrimi evropian dhe kostoja e lartë e jetesës në Shqipëri/ Hendeku mes çmimeve dhe të ardhurave mbetet i thellë

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që prioritetet e UNKT të jenë në përputhje me agjendën kombëtare të zhvillimit dhe mirëpriti vazhdimësinë e bashkëpunimit, duke vënë në dukje përfshirjen e Kosovës edhe përmes bashkëfinancimit në programet e OKB-së.
Bëhet e ditur se të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të forcojnë më tej mekanizmat e koordinimit për mbështetjen e zhvillimit dhe reformave institucionale në vend.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Rruga Press

YouTube player