KryesoreLajme

Kurti pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, bisedohet për avancimin e Kosovës në këtë organizatë

Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Forumit Ekonomik të Vjenës (VEF).

Për të biseduar për hapat e mëtejmë në drejtim të avancimit të rolit të organizatës dhe për të promovuar bizneset nga Kosova si masë drejt zhvillimit ekonomik, kryeministri, Albin Kurti priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të VEF, Elena Kirtcheva.

Lexo më shumë  Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë së avancimit të statusit të organizatës me ndihmën e Kosovës si anëtare e VEF si dhe organizimit të forumit të radhës në Vjenë gjatë nëntorit të këtij viti.

Po ashtu, në fokus ishte edhe themelimi i zyrës së VEF në Kosovë, e cila do dakordohet përmes një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës dhe zyrës së kryeministrit.

Lexo më shumë  Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet është në kundërshtim me Kushtetutën

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me VEF dhe promovimin e bizneseve vendore me qëllim të rritjes ekonomike për dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Rruga Press

YouTube player