Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në Kuvendin e Kosovës
Takimi me Kurtin vjen pas një vizite që Wadephul e zhvilloi më herët te Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën mbajti edhe një konferencë për media.
Në atë konferencë u ritheksua mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për Kosovën dhe rëndësia e stabilitetit rajonal./eo/

Rruga Press

