KryesoreLajme

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati patën sot një drekë pune me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, dhe tema tjera me interes në fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në atë ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe kontributin e saj të rëndësishëm, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

YouTube player