KryesoreLajme

Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke premtuar mbështetjen për studentët, përmirësimin e transportit publik dhe zhvillimin e turizmit malor.

Ai ka bërë të ditur se gjatë mandatit aktual janë shpërndarë 18 mijë bursa për studentë, me një vlerë prej rreth 20 milionë euro, ndërsa ka premtuar se në mandatin e ardhshëm buxheti për bursa do të dyfishohet në 40 milionë euro, duke përfshirë studentët në të gjithë Kosovën.

Lexo më shumë  Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë

Kurti po ashtu ka premtuar se transporti publik urban dhe ndërurban do të bëhet më i qasshëm dhe më i përballueshëm, me një biletë të integruar mujore prej vetëm 10 eurosh për udhëtime anembanë vendit.

Nga zona e Sharrit, ai ka theksuar rëndësinë e investimeve të reja në infrastrukturë dhe turizëm malor, duke e cilësuar këtë rajon si një potencial të madh zhvillimor.

Lexo më shumë  KEK realizon 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë për vitin 2025

Në fund, Kurti ka bërë thirrje për siguri dhe begati, duke kërkuar mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe listën e kandidatëve të saj, me mesazhin “Mos lësho pe!”.

Rruga Press

YouTube player