KryesoreLajme

Kurti premton dyfishim të bursave për studentët

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten Bursën e Mobilitetit për studentët përfitues.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para studentëve tha se përmes kësaj burse mbulohet kosto e udhëtimit për studentët, derisa shtoi se e njëjta paraqet një vizion më të gjerë, ku arsimi është i qasshëm, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.

Ai nënvizoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës.

“Nuk jemi duke folur vetëm për një skemë mbështetëse financiare, por edhe për një vizion më të gjerë, atë për një Republikë ku arsimi është i qasshëm, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Me Bursën e Mobilitetit për studentët, qeveria jonë po adreson një sfidë reale me të cilën janë përballur shumë studentë ndër vite, e kjo është kostoja e udhëtimit drejt universitetit. Kjo skemë është e bazuar në nevojën dhe e dizajnuar mbi parimin e drejtësisë sociale. Ne besojmë që distanca gjeografike dhe gjendja ekonomike nuk duhet të jenë pengesë për arsimin cilësor. Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Lexo më shumë  Nesër votohet në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete

Kurti shtoi se gjatë mandatit qeverisës janë ndarë afër 18 mijë bursa me një buxhet përreth 20 milionë euro për studentët, derisa u zotua se të njëjtat do të dyfishohen.

“Gjatë këtij mandati qeverisës i kemi ndarë afër 18 mijë bursa me një buxhet të gjithmbarshëm prej 20 milionë eurove. Në vijim do të dyfishojmë buxhetin për bursa. Nuk ka kategori shoqërore e cila mund të tregojë se kah po shkon zhvillimi socioekonomik dhe kulturor mbi vendin, sikurse ajo e studentëve të universitetit”, theksoi Kurti.

Lexo më shumë  Paradoksi i bllokadës opozitare dhe konsolidimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje: zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025

Qeveria në detyrë gjatë këtij viti ka ndarë nga 100 euro për secilin student, derisa ditë më parë ndau mbi 1 milion euro për Bursën e Mobilitetit për studentë.

Rruga Press

YouTube player