KryesoreLajme

Kurti: Po investojmë në zvogëlimin e rrezikshmërisë në Polici

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me kërkesat dhe protestat e Policisë së Kosovës, ka thënë se si Qeveri janë të interesuar që të zvogëlojnë rrezikshmërinë për këtë kategori duke investuar në pajisje dhe mjete të punës.

Po ashtu, ai ka thënë se do të takohet me policët dhe se do të shohin se si do të veprojnë më tutje.

“Jemi të interesuar ta zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë, kjo zvogëlohet duke investuar në pajisje dhe në mjete të punës. Dallimi në investime sa i përket mjeteve të punës dhe pajisjeve, sivjet është 21 herë më i lartë se para dy vjetëve. Në vitin 2021 investimi ka qenë më pak se gjysmë milioni euro, sivjet është mbi 9 milionë euro. Po investojmë shumë në zvogëlimin e rrezikshmërisë në policinë tonë dhe padyshim që unë do t’i takoj, kontaktoj do të shohim se çka më tutje”, është shprehur Kurti para mediave.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Por duhet të keni parasysh që në të njëjtën kohë e kam dhënë qëndrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarit edhe për rrezikshmëri, do të ketë investime të vazhdueshme në polici. Po e përmbylli duke potencuar se rrezikshmëria zvogëlohet para së gjithash me mjete pune më moderne më shumë se me shtesa”, ka deklaruar tutje Kurti.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Sipas njoftimit, protesta e paralajmëruar është pezulluar përkohësisht pas takimit mes NJSI-së dhe NJTME-së me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Deri te pezullimi ka ardhur pasi njësive speciale i është kumtuar lajmi se kryeministri Albin Kurti do t’i presë në takim për t’i diskutuar kërkesat e tyre.

Rruga Press

YouTube player