Kurti: Përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë kërkojnë vëmendje për sigurinë në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zhvillimet në Evropën Lindore kërkojnë vëmendje për sigurinë në Kosovë dhe në rajon, gjatë vizitës në Ëashington ku ka takuar kongresistin Brad Schneider.
Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka thënë se Kosova është faktor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ndërsa integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian është alternativa e vetme.
“Invazioni dhe agresioni në Ukrainë, si dhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë dhe të zgjatimeve të saj, siç është Serbia, kërkojnë vëmendje më të shtuar për sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë Kurti.
Në takim u diskutua edhe për investimet e huaja në Kosovë, njoftoi ZKM-ja.
Kurti ka thënë se Kosova është vend i përshtatshëm për investime meqenëse ka qeverisje demokratike, është e para sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas Ëorld Justice Project, sa i përket korrupsionit ka lëvizur lart për të mirë në 17 vende sipas Transparency International, ndërkaq sipas Reporterëve pa Kufij po ashtu 17 vende më lartë sa i përket lirisë së mediave.
“Prandaj, edhe qëllimi i vizitës në SHBA është që të ftojë ndërmarrjet dhe investitorët për sa më shumë investime në Kosovë dhe sa më shumë siguri për Kosovën”, ka shtuar ai.

Rruga Press