KryesoreLajme

Kurti përkujton viktimat e masakrave në Pastasel dhe Burim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka përkujtuar  viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës.

 Në një postim në Facebook, Kurti tha se në javën e fundit të marsit 1999, Serbia e Millosheviqit intensifikoi brutalitetin e saj si pjesë e planit gjenocidal “Patkoi”, duke vrarë qindra civilë të pafajshëm, torturuar dhe plaçkitur mijëra të tjerë, si dhe shkatërruar pasuri të pallogaritshme në mbarë Kosovën.

Lexo më shumë  Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë provokuese

“Nuk i harrojmë civilët e vrarë në masakrat që forcat e armatosura serbe kryen në shumë lokalitete të Kosovës, nga Kaçaniku, Gjakova, Suhareka, Prizreni, Rahoveci, Skenderaj, Peja, Obiliqi, Fushë Kosova, Gjakova, Podujeva, Prishtina, Deçani, Mitrovica, Vushtrria, Klina, Drenica, Gjilani e shumë vendbanime të tjera,” tha ai.

Kurti theksoi se këto masakra janë dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia dhe kërkoi që drejtësia të veprojë më fuqishëm në hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve për këto krime.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë po mbledh dëshmi për të dokumentuar krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Lexo më shumë  Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

“E përhershme është përgjegjësia jonë për historinë dhe drejtësinë për të vrarët, dhe për zhvillimin e Republikës sonë! Me dhembje e krenari i kujtojmë të gjithë të rënët, sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player