KryesoreLajme

Kurti përkujton 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër të Shqipërisë: Dha shembullin e një burrështetasi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit si kryeministër i Shqipërisë. Kurti theksoi rolin kryesor të Nolit në historinë shqiptare, duke vënë në dukje udhëheqjen e tij të Lëvizjes së Qershorit, e cila rrëzoi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni në 1924.

“Fan Noli erdhi në krye të Shqipërisë si kryeministër i qeverisë së saj, si një nga drejtuesit e Lëvizjes së Qershorit, një organizimi opozitar që në mes të qershorit 1924, e pëmbysi qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni, i cili ishte një eksponent në pushtet i liderit politik të atyre viteve, Ahmet Zogut”.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

“Kjo përmbysje që është quajtur edhe revolucion, ishte rezultat i përplasjeve të ashpra dhe rivaliteteve të forta politike në vitet e para pas Luftës së Parë Botërore, kur po përcaktohej natyra e shtetit shqiptar dhe kur po definoheshin kufijt e tij”, shkroi Kurti ndër të tjera.

Rruga Press

YouTube player