Lajme

Kurti për vizitën në Korporatën “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar: Është adresë e duhur për zhvillimin e ushtrisë sonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot lidhur me blerjen e luftarakeve pa pilot.

“Unë bashkëpunoj shumë ngusht për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe me gjeneral lejtnant Bashkim Jashari. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Protestuesit e Rrjollit para Kuvendit të Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë të na grabiten tokat

Tutje, kryeministri ka thënë se i kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit.

“Korporata “Baykar” që e prodhon dronin Bayraktar, pa dyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë”, ka thënë Kurti.

Por çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë e sa, Kurti ka thënë se do ta kuptojmë më vonë.

Lexo më shumë  Kurti: Për presidentin do ta ftoj në takim opozitën, është mirë në sallë të jenë 84-86 deputetë

Rruga Press

YouTube player